image Kurti ua përmend eurodeputetëve çështjen e aksionit policor në veri

Politikë

Kurti ua përmend eurodeputetëve çështjen e aksionit policor në veri

news image

Kurti bashkë me eurodeputetët gjatë këtij takimi shprehën interesim për operacionin e Policisë së Kosovës më 13 shtator, për të cilin Kurti u tha se ishte operacion kundër kontrabandës dhe kriminalitetit dhe përfshinte 26 lokacione të ndryshme në gjithë territorin, pesë nga to në Mitrovicën Veriore.

“Ky ishte një operacion normal i Policisë, i cili është kryer në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është shprehur Kurti.

Ndërkaq, lidhur me interesimin e eurodeputetëve për bisedimet me Serbinë, kryeministri ka thënë se nuk kanë alternativë, por duhet kuptuar se as njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë.

“Në dialogun në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke”, ka thënë ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi foli për mbarëvajtjen e negociatave për zgjidhjen e përkohshme për targat dhe pritjet për gjetjen e zgjidhjes së përhershme.

Përfaqësuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, falënderoi institucionet e Kosovës për pranimin dhe ndihmën e ofruar për refugjatët afganë, si dhe i përgëzoi për reformat e nisura në drejtësi, përkushtimin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për ruajtjen e stabilitetit institucional./GazetaSinjali/