image Kurti u lë faj mediave për keqmenaxhimin me situatën epidemiologjike

Politikë

Kurti u lë faj mediave për keqmenaxhimin me situatën epidemiologjike

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA) me të cilët ka diskutuar për prioritetet e Qeverisë, situatën me pandeminë COVID-19 dhe rolin e medias në pasqyrimin objektiv të realitetit pandemik, ndërsa ka thënë se “gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por nuk është edhe shumë keq”.

“Sa i përket gjendjes së medias në Kosovë, kryeministri Kurti tha se nuk është më e mira, por nuk është edhe shumë keq”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit tregohet se Kurti për mediat ka thënë se në përgjithësi kanë kontribuar në informimin e publikut për gjendjen epidemiologjike.

“Por, vazhdoi ai, ka pasur edhe media që shpesh i kanë dëmtuar përpjekjet për menaxhimin e pandemisë, duke raportuar lajme të paverifikuara dhe dezinformata, të lansuara madje edhe nga deputetë opozitarë”, njofton tutje ZKM-ja.

Tutje sipas njoftimit të ZKM-së Kurti i njoftoi përfaqësuesit e agjencive të lajmeve edhe për veprimet ligjore që ka marrë Qeveria për luftimin e korrupsionit. Ai tha se” fatmirësisht korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë, por është sistem i etabluar në institucione, dhe si i tillë ka më shumë mundësi të luftohet.”/Gazeta Sinjali/