image Kurti u kërkon qytetarëve që të kenë kujdes këto ditë

Kosovë

Moti/ Kurti u kërkon qytetarëve që të kenë kujdes këto ditë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes këto ditë për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Kurti tha se ka udhëzuar qeverinë që ta ketë vëmendjen e duhur ndaj kësaj situate për t’i marrë masat e duhura dhe për t’iu gjendur pranë qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qytetarët e Kosovës, që banojnë në komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë. Era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik. Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar”.

“Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë”, ka shkruar Kurti.

Për shkak të këtyre dëmeve dhe situatës së krijuar, Kurti ka thënë se nesë do t’i vizitojë komunat e Istogut, Pejës e Klinës. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/799194103913809