image Kurti u flet serbëve si ekspert i protestave: Nuk është rruga e duhur për të ecur përpara

Politikë

Kurti u flet serbëve si ekspert i protestave: Nuk është rruga e duhur për të ecur përpara

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie është deklaruar në lidhje me paralajmërimet e serbëve të Kosovës për protesta gjatë së premtes në Kosovë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbe të mos dalin në këtë protestë, e cila siç ka thënë ai nuk është rruga e duhur për të ecur përpara.

“E pashë që është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë dje në Serbi. Sot më erdhi informacioni se po përgatiten edhe protesta. Nuk mendoj se protestat janë të nevojshme për këtë çështje. Do t’i kuptoja të protestonin kundër korrupsionit, për arsim më të mirë. U bëj thirrje serbëve në Kosovë të mos organizojnë e marrin pjesë në protesta të tilla. Unë jam organizator i madh i protestave nga e kaluara ime, por me rrethanat në të cilat jemi protestat nuk janë rruga për të ecur përpara”, u shpreh Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pasi tha se ka marrë informacione se serbët kanë marrë instruksione nga Beogradi për të protestuar pasnesër lidhur me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.

/GazetaSinjali/