image Kurti u drejtohet deputetëve: Unë nuk ju vij kurrë me polici

Kosovë

Seanca/ Kurti u drejtohet deputetëve: Unë nuk ju vij kurrë me polici

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se u ka dërguar letra opozitës për t’i njoftuar me vendimin e qeverisë së tij për taksën.

Këtë Kurti thotë se e ka bërë, pasi, sipas tij, ai është i interesuar të bashkëpunojë me opozitën.

“I kam shkruar letër edhe liderit të PDK-së edhe atij të AAK-së, sepse unë jam i interesuar për bashkëpunim. Nga ana ime nuk do të ketë kurrë arrogancë. Unë nuk ju vij deputetëve me polici, jo. Unë vij me idetë e mia, me të cilat ndonjëherë pajtohemi,  nganjëherë nuk pajtohemi. Këtu jemi edhe për pajtime edhe për mospajtime”, tha kryeministri para deputetëve në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit për heqjen e taksës. /Gazeta Sinjali/