image Kurti tregon se ku do ta akomodojë Glauk Konjufcën

Konferencë/ Kurti tregon se ku do ta akomodojë Glauk Konjufcën

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje.

“Nuk do të jap dorëheqje kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ai do të vijë në ekzekutiv, do të jetë pjesë e ekzekutivit”, ka deklaruar shkurt Kurti në konferencë për media.

Përmes kësaj konference, kryetarët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkqeverisje.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tha se marrëveshja është nënshkruar me dakordim për programin dhe ndarjen e pozitave.

“Ne sot u takuam me kryetarin e LDK-së, profesor Isa Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër në seancë por për ta zgjedhur qeverinë e re dhe në këtë mënyrë ta jetësojmë institucionalisht ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, përveçse për programin, edhe për ndarjen e pozitave”, tha Kurti.

Nesër në ora 11:00 pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku do vihet në votim qeveria Kurti./Gazeta Sinjali/