image Kurti tregon se cila do të jetë sfida më e madhe për të gjatë kohës sa do të jetë kryeministër

Kosovë

Qeverisja/ Kurti tregon se cila do të jetë sfida më e madhe për të gjatë kohës sa do të jetë kryeministër

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se punësimin e konsideron si sfidën më të madhe përgjatë kohës sa do të jetë kryeministër.

“Unë besoj se sfida më e madhe e jona është punësimi. Punësimi është edhe sfida jonë ma e madhe edhe nevoja më e madhe e qytetarëve. Pra kjo do të jetë numër një për neve, sepse jetojmë në një mjedis aspak të favorshëm për shkak të keqqeverisjeve, por dorën në zemër edhe për shkak të situatës globale të egër”, ka thënë fillimisht ai.

Teksa ka thënë se çelësi për këtë sfidë është lidhja në mes të sistemit arsimor dhe tregut të punës.

“E çelësi për këtë gjë, unë besoj se është urëzimi i hendekut të shkathtësive, përkatësisht lidhja e sistemit arsimor me tregun e punës. Është e domosdoshme që ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/