image Kurti thotë se korrupsionin në Bordet Publike do ta paraqesin në Prokurori

Kosovë

Drejtësi/ Kurti thotë se korrupsionin në Bordet Publike do ta paraqesin në Prokurori

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se korrupsioni i cili është evidentuar në Bordet Publike do të adresohet në Prokurori nga ministritë përkatëse.

Kurti ka thënë se këto gjetje janë bërë nga auditori i brendshëm dhe i jashtëm.

“Sigurisht që bordet e përkohshme janë duke bërë rekomandime janë duke marrë edhe vendime për korrupsionin që po gjejnë aty si rezultat i të dhënave nga auditorët e jashtë dhe të brendshëm të cilët përgjithësisht  janë shpërfillur nga menaxhmentet. Pa dyshim që në këtë korrupsion ka shkelje ligji dhe natyrisht që Ministritë do ta bëjë  rrugën deri tek Prokuroria por njësoj mund ta bëjë rrugë edhe prokuroria deri te ministra, pasi janë fakte publike”, ka thënë Kurti.