image Kurti: Të vaksinuarit të kenë kujdes maksimal për dy javë, edhe ata e bartin virusin

Shëndetësi

Kurti: Të vaksinuarit të kenë kujdes maksimal për dy javë, edhe ata e bartin virusin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Këshillit Shtetëror të Sigurisë.

Para gazetarëve, i pari i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve të që kenë kujdes edhe nëse janë vaksinuar me një ose dy dozat e vaksinës antiCOVID.

Sipas tij, është një numër i madh i të vaksinuarve që nuk kanë pasur disiplinë të duhur dyjavore pasi që janë vaksinuar.

“Fakti që dikush është i vaksinuar ndonëse është i mbrojtur nuk e zvogëluar bartjen e virusit., bartës dhe shpërndarës mund të jesh edhe i vaksinuar. Një lloj disipline që duhet të jetë dy herë dy jave për qytetarët e republikës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve. Pas vaksinimit. Dy javë duhet të ketë kujdes maksimal. Nuk funksionon ashtu që të marrësh vaksinën dhe të jesh totalisht i pakujdesshëm. Në bazë të dhënave që kemi marrë është një numër i madh i qytetarëve që pasi kanë marrë njërën vaksinë nuk e kanë pasur disiplinën e duhur dy javore”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/