image Kurti: Të gjithë besimtarëve myslimanë, ju qoftë i lehtë agjërimi

Sociale

Kurti: Të gjithë besimtarëve myslimanë, ju qoftë i lehtë agjërimi

news image

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Prej sot, përditshmëria e tyre ndryshon. Me vullnet e në formë sakrifice, privojnë veten nga ngrënia e pija, me urimin se me perëndimin e diellit kalon etja e arrihet shpërblimi.

Ky Ramazan na gjenë në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik dhe do të na ngjanë më shumë me ata që kemi jetuar para pandemisë.

Të gjithë besimtarëve myslimanë, ju qoftë i lehtë agjërimi, e ju bëftë mirë syfyri i parë”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/