image Kurti takon policët e lënduar në veri gjatë aksionit të kontrabandës - Sinjali

Kurti takon policët e lënduar në veri gjatë aksionit të kontrabandës

news image

Më 13 tetor, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në nivel vendi, në luftimin e kontrabandës.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, dhjetë zyrtarë policorë kishin pësuar lëndime trupore, prej tyre shtatë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe tre zyrtarë të nacionalitetit serb.

E këta zyrtarë policorë, kryeministri Albin Kurti, i ka takuar sot.

Kurti shprehu keqardhjen për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në një nga aksionet e shumta në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave.

Mes tjerash Kurti theksoi se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen, sikurse do të luftohet dhe parandalohet kontrabanda.

U vlerësua mbarëvajtja e operacionit policor që kishte për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në disa rajone të Kosovës, si dhe u vlerësuan veprimet profesionale të zyrtarëve policorë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”.

“Gjatë takimit u theksua se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale” thuhet në kumtesën e Zyrës së Kryeministrit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin