image Kurti takohet me senatorin amerikan - Sinjali

Kurti takohet me senatorin amerikan

news image

Senatori amerikan Chris Murphy i cili qëndroi në Prishtinë gjatë muajit prill, ka pritur në takim kryeministrin Kurti kësaj here në kryeqytetin amerikan.

Murphy e kishte quajtur Kurtin “kokëfortë” në raport me dialogun Kosovë-Serbi pas takimit që kishte zhvilluar me të në qeverinë e Kosovës.

Por në takimin që e ka zhvilluar dje me shefin e qeverisë kosovare, senatori Murphy e ka quajtur mik kryeministrin Kurti që po ua rikujton lidhjen e pathyeshme mes Kosovës dhe Amerikës.

“E shkëlqyeshme të ulem me mikun tim, Albin Kurti kryeministër i Kosovës. Ai po bën një turne të madh në Shtetet e Bashkuara (përfshirë Connecticut më vonë këtë javë) për të na kujtuar lidhjen e pathyeshme mes Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: