image Kurti takohet me kryetaren e KQZ-së, zyra e kryeministrit tregon se çfarë tha Daka për zgjedhjet

Kosovë

Politikë/ Kurti takohet me kryetaren e KQZ-së, zyra e kryeministrit tregon se çfarë tha Daka për zgjedhjet

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në zyrën e tij kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakën.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Daka ka shprehur gatishmërinë e KQZ-së për ta ushtruar autoritetin institucional edhe në këtë kohë pandemie, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në këtë takim u diskutua për funksionimin e këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me Qeverinë. Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional. Znj. Daka e njoftoj Kryeministrin në detyrë, z. Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Në anën tjetër, ZKM thotë se Kurti e njoftoi Dakën për lirimin e masave që po i ndërmerr qeveria ndaj COVID-19.

“Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre”, thuhet ndër tjerash në komunikatë. /Gazeta Sinjali/