image Kurti takohet me drejtoreshën e Europolit, flasin për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Politikë

Kurti takohet me drejtoreshën e Europolit, flasin për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

news image

Me Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle, në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it dhe suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjatë dy viteve të fundit Policia e Kosovë ka zhvilluar 854 operacione policore, ku janë arrestuar 3202 persona, prej të cilëve 301 zyrtarë shtetërorë. Në dy vite qeverisje janë konfiskuar gjithsej 1.8 ton substanca narkotike, nga të cilat 400 kilogramë në vitin 2021, si rezultat i operacionit të përbashkët me DEA-n amerikane dhe autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë”, veçoi kryeministri, sipas komunikatës së ZKM-së.

Tutje kryeministri tha se “Vendi ynë është ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International, për 17 vende në indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufi, dhe për të dytin vit radhazi është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit sipas Projektit të Drejtësisë Botërore”

Ai tha se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për më shumë bashkëpunim me Europol-in kundër krimit të organizuar, me theks në luftën kundër kontrabandës, trafikimit të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe në siguri kibernetike.

/GazetaSinjali/