image Kurti takimin e paralajmëruar me Vuçiqin nuk e konsideron dialog

Politikë

Kurti takimin e paralajmëruar me Vuçiqin nuk e konsideron dialog

news image

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat parlamentar, ku mes tjerash është lakuar edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk është e nevojshme për krijimin e një platforme për dialogun sepse sipas tij ‘ende nuk janë ulur në tavolinë me palën tjetër’.

Ne mendojmë që dialogu i ardhshëm me palën tjetër ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka shtuar se takimi që është paralajmëruar në qershor nuk është paraparë për të vazhduar dialogun e vjetër apo në formën e vjetër.

Sipas tij takimi i qershorit ‘është diskutim mbi formatin dhe ecurinë e diskutimeve në të ardhmen’. /GazetaSinjali/