image Azet publikon bashkëpunimin me vëllain e tij

Bota e Yjeve

Azet publikon bashkëpunimin me vëllain e tij

news image

Reperi shqiptar Azet nuk ndaloi së sjelluri projekte të reja muzikore për fansat, gjatë kësaj vere.

Ai sot e ka publikuar një bashkëpunim të ri me vëllain e tij, Albin, të titulluar “Zehnte Etage”.

Kënga është prodhim i producentit Jugglerz, ndërsa për tekstin janë kujdesur vetë artistët, duke shkruar secili pjesën e vet.

“Zehnte Etage” është vizualizuar me një videoklip mjaft veror, edhe pse tashmë jemi në fund të kësaj stine të nxehtë.

Kjo këngë publikohet pas projektit shumë të suksesshme “Xhep”, si dhe dy remikseve të bashkëpunimeve me Dhurata Dorën, që Azet solli këtë verë.

Kujtojmë se reperi me prejardhje shqiptare është ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në Gjermani. /Gazeta Sinjali/