image Kurti: Ta bëjmë Kosovën që kurrë më të mos vriten, shtypen a shfrytëzohen gratë

Sociale

Kurti: Ta bëjmë Kosovën që kurrë më të mos vriten, shtypen a shfrytëzohen gratë

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në aktivitetin “Marshojmë, s’festojmë”, për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në shenjë proteste për gjendjen e grave në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka premtuar se qeveria e tij do të jetë e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë jetën e grave.

“Qeverisja jonë do të jetë e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë dhe e përkrahin jetën dhe përvojat e grave. Qofshin gra punëtore, të papuna, gra rome, të varfra, në kohën kur lindin, apo kur nuk duan të lindin, kur kërkojnë punë apo kur diskriminohen në punë”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Facebook.

I pari i Vetëvendosjes ndër të tjera kërkoi që Kosova të bëhet vend i barabartë, në të cilin kurrë më nuk vriten, shtypen apo shfrytëzohen gratë.

“Prej punëve të shtëpisë e deri te përgjegjësitë institucionale, le ta bëjmë Kosovën më të barabartë. Që kurrë më të mos vriten, shtypen a shfrytëzohen gratë. E, që beteja për barazi shoqërore ta nënkuptojë edhe atë për barazi gjinore. Urime 8 Marsi, nga marshi paqësor në Prishtinë ku morëm pjesë në solidaritet”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/

8 Marsi është dita ndërkombëtare e gruas. E të gjitha grave. Shënon përpjekjet që ende vazhdojnë por edhe sukseset që…

Posted by Albin Kurti on Monday, March 8, 2021