image Kurti: Studentëve nga Kosova në Hugari vendi i lindjes u shkruan "Jugosllavi"

Rajon

Kurti: Studentëve nga Kosova në Hugari vendi i lindjes u shkruan “Jugosllavi”

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se sot ka mbajtur një takim virtual me studentët shqiptarë nga Kosova e Shqipëria të cilët studiojnë me bursë në Universitetin e Debrecenit, në Hungari.

Sipas Kurtit, studentëve nga Kosova në këtë universitet vendi i lindjes u shkruan “Jugosllavi”.

Kurti thotë se kjo gjë ndodh për shkak të neglizhencës së pushteteve të deritanishme.

“Studentët tanë jashtë vendit jo rrallëherë ndihen të pabarabartë me kolegët e tyre atje, duke filluar nga niveli paraprak i edukimit që u është ofruar në shtetet tona e deri te çështjet administrative. Vendi i lindjes studentëve shqiptarë nga Kosova atje ju shkruan “Yugoslavia” – kjo për shkak të neglizhencës së pushteteve tona të deritanishme. E megjithëkëtë, studentët e këtillë janë ambasadorët më të mirë të shtetit e të historisë sonë”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Facebook./Gazeta Sinjali/