Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Paris ku pritet të marrë pjesë në Forumin e Paqes, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social, mbrëmë Kurti bëri të ditur se gjatë kësaj vizite mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se janë dy propozime në tavolinë, një i tij, me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i preznatuar në takimin e 18 gushtit si dhe propozimi franko-gjerman, që sipas tij, e ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.
“Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë Kurti.
Të dashur qytetarë,Nesër, pra të enjten, herët në mëngjes do të nisem për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, bashkë me gruan time Ritën, e me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria. Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë.Ju falemnderit për mbështetjen e mirupafshim. Ju dëshiroj natë të mirë e ditë të mbara.
Posted by Albin Kurti on Wednesday, November 9, 2022
/GazetaSinjali/