image Kurti në ditën ndërkombëtare të punëtorëve flet për Pakon Emergjente

Kosovë

Politikë/ Kurti në ditën ndërkombëtare të punëtorëve flet për Pakon Emergjente

news image

Sot me 1 maj, ku Kosova edhe zyrtarisht feston ditën ndërkombëtare të punëtorëve, ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti duke shkruar se në punëtorët në Kosovë kanë shumë sfida përpara tyre.

“Natyrisht se papunësia është sfida jonë e madhe. E papunësia e madhe është pasojë e qasjes së sistemit ndaj njeriut punëtor. Para luftës kishim shtetin okupator që na dëboi nga vendet e punës. Pas luftës kishim modelin neoliberal që s’na punësoi dot. Ndërkohë, arsimi e ekonomia ecën ndaras, e në hendekun e tyre po rritej rinia e papunë”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka përmendur edhe Pakon Emergjente të krijuar nga qeveria në detyrë për menaxhimin e situatës me pandemi. Ai thekosi se kjo pako do të vlejë edhe për punëtorët në ekonominë joformale me kusht që shefat t’u sigurojnë kontratë një vjecare.

“Me Pakon Fiskale Emergjente jemi siguruar që punëtorët që nuk mund të paguhen nga punëdhënësi të kompensohen nga Qeveria. Dhe, kjo të vlejë edhe për ata punëtorë në ekonominë joformale, por me kushtin që punëdhënësi t’ua sigurojë një kontratë njëvjeçare. Ndërsa për punëtorët që e humbin punën, kemi siguruar një asistencë të përkohshme deri në një zgjidhje më afatgjatë”, ka shkruar Kurti./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/861737360992816?xts%5B0%5D=68.ARCjE5ov0eI4wMQsmHGLae4sM9_0vDCCZAc-RPbvg7BLLSlFJ6ZtVyI-XJyj80lrqSRx0uJ43Z09OALjuS1g2hP6wDVLUQ5OkcpkC0t9EVMjxcUn2AVf_34XCRRrynvjJu9SQPfwFB2alGfO-Cazxj55AV_4dtFkUnxGFpPJQQGl-L3ByyxAMIjDZWQXrmx6MuPqPF75HxkbQLTFEv_TF1kF_KEFlXVsCA19DozKaQl8YhAmXnE2ddYIqS8jfyf66OihO0EDyZmovKGdQV5vGSI7fnv86P1bwoVutTm_c-qIWZZ8fMehxmoUxbilk2dO-Q4HlBdjZnsuq_uWN_w&tn=-R