image Kurti: Nga sonte edhe Malisheva vendoset në karantinë

Kosovë

Siguri/ Kurti: Nga sonte edhe Malisheva vendoset në karantinë

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sonte do të merret vendimi që Komuna e Malishevës të izolohet.

Ky vendim do të merret për shkak se sonte një 37 vjeçare nga kjo komunë është konfimuar me koronavirus.

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendit.

“Si qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva të jenë në gjendje të njejtë sikur Klina e Vitia”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, pak më parë janë konfimuar edhe dy raste të reja në Kosovë të infektimit me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në pesë./GazetaSinjali/