image Kurti: S’kemi dhënë garanci për themelimin e Asociacionit

Politikë

Kurti: S’kemi dhënë garanci për themelimin e Asociacionit

news image

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë garanci që lidhen me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Nuk ka garancinë të tilla nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për neve është shumë e qartë se asociacioni i komunave u bë asociacioni i barrikadave. Ky është asociacion i barrikadave. Pra ata të cilët e bënë asociacionin e barrikadave, po kërkojnë asociacion të komunave. Me fjalë të tjera ata i duan komunat si barrikada dhe dëshirojnë të bëjnë bashkë”, ka thënë Kurti për KosovaPress.

“Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, dëshirojnë t’i bëjnë dhjetë komuna bashkë në një asociacion. Me këtë mendësi që nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviqi dhe as nga e tashmja e tyre, pra Putini, nuk mund të bëhet fjalë për garanci të tilla. Ne jemi për të drejtat e serbëve në Kosovë, jemi për të krijuar mundësi për gjithë ata”.

Kurti në këtë intervistë ka thënë se Kosova ka dhënë vetëm një garanci.

“E vetmja garanci që kemi dhënë ne është ajo që tashmë e ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se Qeveria dhe Policia e Kosovës nuk posedon lista për arrestime. Ne nuk kemi lista të njerëzve që ndjekim apo përndjekim. Mirëpo garanci të tjera për neve janë Kushtetua, rendi dhe ligji dhe gjithmonë për hire të paqes dhe sigurisë, koordinimi me faktorët ndërkombëtar që janë partnerë dhe miqtë tanë”.

/GazetaSinjali/