image Kurti shkon te profesor Rexhep Ferri: I takon brezit që ngritën skenën tonë artistike

Kosovë

Kurti shkon te profesor Rexhep Ferri: I takon brezit që ngritën skenën tonë artistike

news image

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku sot kanë vizituar profesorin Rexhep Ferri.

Kurti tha se me të është takuar shpesh në Parkun e Qytetit, derisa foli edhe krijimtarinë e tij në art.

“Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pashpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë”.

“Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid02y4wRRVMzgzNAKD4kV737FDSAsYmhQLbGYNqgzWoDiQhHYSwZpw2yKR8SPDwJajNTl?cft[0]=AZV2IYmeteu9cStDLfc765JJerqaJJsl4XTwbe8NALESwvRoPvYkd_zI1KiB2cp7As9HFUnpLc8d0bDMxp9aq7iKOk-2Bj-Zy0f48FPwvbMtqDp552FJ2OtyXxklc0-y3ZSOz2CHKSUiR5pfbQDXKh1O&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/