image Kurti shkon për ta paguar rrymën, publikon menjëherë fotot në Instagram

Politikë

Kurti shkon për ta paguar rrymën, publikon menjëherë fotot në Instagram

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ta paguar rrymën në postë dhe këtë ‘aktivitet’ e ka publikuar menjëherë në Instagram. Rrugës deri në postë, kryministri në detyrë është shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij dhe fotografi që ka realizuar fotot për Instagram.

Në postimin e tij, Kurti thotë se pagesën e rrymës e ka bërë afër banesës së tij ku edhe ka falënderuar punëtorët e postës.

Postimi i tij i plotë:

Në Postën e Kosovës mund të bëhen pagesat e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinat e kësti i tatimit në pronë. Posta punon çdo ditë të javës, pra edhe në fundjavë e gjatë festave zyrtare, deri në ora 22:30. Kjo është bërë që të përshtatet me lëvizjen e qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit. Sot, në Postën afër lagjes sime, bëra pagesën e energjisë elektrike dhe i falënderova të gjithë këta punonjës për punën e tyre. /Gazeta Sinjali/