image Kurti shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqërisë së Informacionit – ish kandidatin e PDK-së për kryetar të Kamenicës

Politikë

Kurti shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqërisë së Informacionit – ish kandidatin e PDK-së për kryetar të Kamenicës

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shkarkuar Kujtim Gashin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqërisë së Informacionit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në arsyetimin e propozimit të tij tha se Gashit i ishte vazhduar mandati jashtëligjshëm nga Qeveria Hoti më 22 janar të vitit 2020.

Sipas Sveçlës, me Gashin në mandatin e tij të tretë, është shkelur Ligji për Shërbyesit civil, pasi që ky Ligj parasheh që një person të jetë vetëm për një mandat në krye të këtij institucioni.

“Ligji ka përcaktuar qartë që emërimi në pozitë të lartë bëhet për një mandate tre vjeçare dhe nuk parashihet një mandate i dytë rrjedhimisht një mandate të tretë”, ka thënë Sveçla.

Kujtim Gashi kishte nën udhëheqje Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit që nga dhjetori i vitit 2013, kur ishte zgjedhur në këtë pozitë nga Qeveria që atëherë drejtohej nga Hashim Thaçi, i cili ishte po ashtu kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Gashi mbante këtë pozitë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kur PDK e kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Kamenicës.

/GazetaSinjali/