image Kurti sërish përgjigjet me ‘nuk e di’, analisti ia kthen ‘as këtë se dini? Interesant”

Debat/ Kurti sërish përgjigjet me ‘nuk e di’, analisti ia kthen ‘as këtë se dini? Interesant”

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nëse ka ndonjë fjalë pozitive për presidentin Thaçi apo për ndonjë nga kundërshtarët politikë, meqenëse vazhdimisht përdorë fjalë kundërshtuese ndaj tyre.

Sa i përket kësaj pyetje, kryeministri në detyrë, ka thënë nuk mendon vetëm keq për ta.

“A mendoj vetëm keq për ta, nuk mendoj vetëm keq…E keqja ka gradacion, po fakti që kam kndërshtuar pushtetet e mëhershmë edhe në mënyrë radikale për shkak të temës, nuk i bën të barabartë me Serbinë. Unë e vlerësoj kontributin në luftë, rezistencën paqësore…Nuk është çdo vendim i tyre i mbrapsht”, tha ndër të tjera Kurti në ‘Debat Plus’, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryeministri në detyrë, përmendi edhe kohën kur ka bashkëpunuar me kryetarin e LDK-së, kundër shkëmbimit të territorit.

Ndër të tjera tha se edhe kanë votuar gjysmën e ligjeve në Kuvend kur LVV-ja ishte në opozitë.

Këtu ka ndërhyrë, analisti Fidan Rama, duke i thënë t’i përmend ligjet që i kanë votuar.

Kurti përmendi ligjet për ushtrinë, ndërkohë Rama e replikoi se këto ligje nuk i ka votuar vetëm Lista Serbe.

Më tej, Rama i tha se është shumë të thuhet ‘gjysmën e ligjeve’. Kurti tha se nuk është shumë.

Ai u pyet se sa është numri atëherë, e këtu Kurti tha ‘ nuk e di’.

‘As këtë se dini? Interesant’, ia ktheu Rama.

Pak më parë, analistët e kritikuan Kurtin që vazhdimisht deklaron se i di të gjitha gjërat e kur u pyet nëse testet e Serbisë hyrën me dokumentacion për Republikën e Kosvës apo Metohinë, u shpreh se ‘nuk e di’. /Gazeta Sinjali/