image Kurti: Serbia s’do ketë çare pa e pranuar si shtet Kosovën

Politikë

Kurti: Serbia s’do ketë çare pa e pranuar si shtet Kosovën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia në fund do ta pranojë Kosovën si shtet.

Kurti ka treguar pse nuk do t’i bashkohet nismës së Ballkanit të Hapur.

“Më së shumti Ballkanin e Hapur e mbështet Serbia dhe më së shumti e kundërshton Kosova. Ballkani i Hapur ka nisur në tetorin e viti 2019, së pari kur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet për herë të parë, Beogradi u alarmua shumë, së dyti Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut s’iu çelën negociatat për anëtarësim, si dhe për së treti presidenti i Serbisë i ftoi kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zotërinjtë Rama e Zaev, ejani në Novisad se nuk ju do Evropa juve, por ju dua unë. Unë nuk jam për procesin e Novi Sadit, por për Procesin e Berlinit”, është shprehur Kurti për Syri Tv.

Ai theksoi se Serbia nuk do të ketë çare pa e njohur në fund.

“Synimi është që të krijohen nisma rajonale si në shekullin 20, ku dominon Serbia. Serbia për t’u kualifikuar për të bashkëpunuar me Kosovën dhe Shqipërinë dhe shqiptarët, do të duhet të ndërrojë raportin së pari që ka me Kosovën, ata mohojnë gjenocidin dhe më pastaj nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, shikoni nuk do të kenë çare në fund”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/