image Kurti s'e mohon se mund të mos e përfill aktgjykimin e Kushtetueses nëse nuk është në favor të tij

Kosovë

Deklaratë/ Kurti s’e mohon se mund të mos e përfill aktgjykimin e Kushtetueses nëse nuk është në favor të tij

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka insistuar të mos i përgjigjet pyetjes se a do ta respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e formimit të qeverisë së re.

I pyetur edhe për presionin që ia ka bërë Gjykatës Kushtetuese, Kurti ka thënë se beson që vendimi final do të çojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi në të kundërtën, sipas tij, kjo gjykatë do të vendoste kundër kushtetutës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë besoj që Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendos kundër kushtetutës dhe kundër vetes, por do të na orientojë neve drejt zgjedhjeve të reja”, deklaroi Kurti në Opinion të TV Klan.

Gazetari Blendi Fevziu insistoi përsëri që të marrë një përgjigje për këtë, por Kurti me qëndrimin e tij la të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë që të mos e respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse ai vendim do t’i jepte dritën e gjelbër formimit të qeverisë së re.

“Këtë po e kërkoj edhe unë. Profesionalizmin dhe paanshmërinë”, u përgjigj Kurti. /Gazeta Sinjali/