image Kurti: Reciprociteti me targat do të implementohet, nuk ka alternativë tjetër

Rajon

Kurti: Reciprociteti me targat do të implementohet, nuk ka alternativë tjetër

news image

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë do të implementohet, duke e quajtur atë komplet legjitim.

“Kemi marrë vendim bërë të ia mundësojmë të gjithë qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës ndërrimin e tabelave të cilat janë të njëjtat nga viti 1999, të njëjtat si në kohën e Millosheviqit, që t’i konvertojnë ato në tabela legjitime, të regjistrimit që janë me akronimin RKS. Në këtë drejtim, ne kemi nisur një kampanjë për të informuar qytetarët serbë, por edhe kemi krijuar një lloj stimuli financiar, pasi gjatë ndërrimit të tabelave, qytetarët serbë nuk do të duhet të paguajnë TVSH-në, doganën apo akcizën që mund të shkojë deri në 5,000 euro. Do të vazhdojmë me këtë kampanjë informuese, si dhe do të implementojmë këtë lloj konvertimi apo ndërrimi të tabelave”, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Tuje i pari i Qeverisë tha se edhe shteti i Serbisë vetë është pajtuar nga viti 2018 se nuk do të prodhojë më tabela me sikronime të qyteteve kosovare, gjatë negociatave në Bruksel.

“Për më tepër, vetë Serbia është pajtuar që prej mesit të janarit 2018, se nuk do të prodhojë tabela të tilla në Serbi më tutje, dhe nuk do t’i detyrojnë serbët që të i përdorin këto, pra 4 vite më vonë, po implementojmë diçka që është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tona, dhe në anën tjetër, edhe duke qenë në përputhje me zotimet e Serbisë dhe obligimet e tyre të marra përsipër gjatë negociatave të tyre në Bruksel, pra nuk ka ndonjë alternativë tjetër, dhe besoj se është në dobi të të gjithë neve që të bëjmë cdo gjë legjitime në vendin tonë”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/