image Kurti: Propozimi ishte që ne ta pezullojmë vendimin për gjobitje, kjo është e papranueshme për Kosovën

Politikë

Kurti: Propozimi ishte që ne ta pezullojmë vendimin për gjobitje, kjo është e papranueshme për Kosovën

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti tha se propozimi i Borrellit që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja “KM”.

Sipas kryeministrit Kurti, ky propozim ka qenë i papranueshëm për Kosovën, pa qenë i shoqëruar me pjesën për t’u angazhuar për marrëveshjen finale për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ashtu siç ishin ftuar me urgjencë nga BE në Bruksel.

“Propozimi ishte që ne ta pezullojmë vendimin për gjobitje dhe të vazhdojmë vetëm me qortimet, ndërkaq Serbia të ndalojë me prodhimin e targave ilegale. Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”, ka thënë i pari i qeverisë.

/GazetaSinjali/