image Kurti pret në takim deputetin gjerman, Volkmar Klein

Politikë

Kurti pret në takim deputetin gjerman, Volkmar Klein

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.

Deputeti Klein është përfaqësues i Unionit Kristian Demokrat (CDU) në parlamentin gjerman që nga viti 2009.

Marrëdhëniet e mira bilaterale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen, ishte tema e këtij takimi.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar për të arriturat gjatë një viti qeverisje, në veçanti për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin e indikatorëve ekonomikë dhe demokratikë, që kanë ndikuar në krijimin e kushteve dhe të klimës më të mirë për investime nga investitorët potencialë.
 
Deputeti Klein sipas njoftimit, e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë dhe shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit gjerman për anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian. 

/GazetaSinjali/