image Kurti pranon zyrtarisht ftesën e kancelares Merkel për takim në Berlin

Politikë/ Kurti pranon zyrtarisht ftesën e kancelares Merkel për takim në Berlin

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për postin dhe formimin e qeverisë së re. Madje Merkel ka ftuar Kurtin në takim në Berlin.

Ftesën e vizitës tashmë Kurti e ka marrë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian heldt.

Heldt përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i lumtur qe po ia dorëzon Kurtit ftesën e Merkelit, raporton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

Merkel ia ka kujtuar Kurtit luftën që duhet ta bëjë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /Gazeta Sinjali/