image Kurti: Populli i Kosovës lutet për popullin e Pakistanit pas përmbytjeve të mëdha

Kosovë

Kurti: Populli i Kosovës lutet për popullin e Pakistanit pas përmbytjeve të mëdha

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe populli i saj janë duke u lutur për popullin e Pakistanit, pas përmbytjeve të mëdha që janë duke ndodhur atje.

“Teksa reshjet e musonit vazhdojnë në Pakistan, ne po e marrim me pikëllim të madh lajmin e përmbytjeve shkatërruese” ka shkruar Kurti në Twitter.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për popullin e Pakistanit, duke u përballur me fatkeqësinë e tyre më të rëndë natyrore në dekada”, ka shkruar ndër të tjera ai.

/GazetaSinjali/