image Kurti: Policia është mobilizuar për ta hetuar këtë krim të rëndë

Sociale

Kurti: Policia është mobilizuar për ta hetuar këtë krim të rëndë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj rastit të sotëm tragjik në Deçan, ku humbën jetën tre persona.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai tha se u trondit nga lajmi për këtë sulm.

Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës. Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi.

/GazetaSinjali/