image Kurti për rritjen ekonomike: Statistikat nuk mund të kontestohen

Politikë

Kurti për rritjen ekonomike: Statistikat nuk mund të kontestohen

news image

Pas publikimit të shkrimit për progres ekonomik nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte opozita ajo që hodhi poshtë meritat e qeverisë për sukseset në ekonominë vendore.

Por kryeministri Kurti thotë se kjo është e natyrshme për kundërshtarët e tij. Sipas tij statistikat nuk mund të kontestohen, derisa më shumë merita u dha punëtorëve.

Ekzekutivi është kritikuar edhe për mungesë të investimeve kapitale, por Kurti mohon që këtë po e bën për shkak të krizës energjetike.

“Nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Madje shpreh bindjen që nuk duhet domosdo t’i harxhojë krejt paratë që i ka në buxhet.

Gjatë qëndrimit në Gjilan, të hënën, kryeqeveritari tha se janë gjetur shkelje edhe në disa projekte që e prekin këtë zonë, prandaj duhen korrigjuar para se të punohet në to, raporton klani.

/GazetaSinjali/