image Kurti për rënien e Zhitisë dhe Fazliut: Historia përbëhet prej dëshmorëve

Kosovë

Kurti për rënien e Zhitisë dhe Fazliut: Historia përbëhet prej dëshmorëve

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e heronjve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në 32-vjetorin e rënies së tyre.

Kurti foli për aktivitetet e dy heronjve, me ç’rast tha se historia e vendit përbëhet prej dëshmorëve, kurse e ardhmja nga besnikëria për ta.

Në vjeshtën e vitit 1989 Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë qenë veprimtarë ilegalë të cilët organizonin dhe merrnin pjesë në demonstratat e asaj kohe që ishin edhe të fuqishme edhe të shpeshta[…]tash kur vie puna te përfaqësuesit e popullit janë dy lloje të përfaqësuesit, janë përfaqësuesit demokratik dhe historik. Këto dy lloje nuk janë plotësisht të ndara as të pavarura por megjithatë janë të ndara”.

Padyshim që ndër përfaqësuesit më emblematike të popullit në kuptimin historik të fjalës janë këta dy heronj të cilët janë të ngjashëm me dy heronjtë të tjerë pesë vite me herët, Rexhep Mala e Nuhi Berisha që janë shprehje e popullit tonë si rezistencë, si një popull që nuk duron shtypjen dhe padrejtësinë që nuk e duron shfrytëzimin e pabarazinë. Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve kurse ardhmëria jonë varet prej besnikërisë për dëshmorët”, tha Kurti.

Homazhe te varret e heronjve Zhitia e Fazliu ka bërë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili tha se veprat e tyre do të jenë frymëzim për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë.

Jo rastësisht edhe Afrimi e Fahriut prehen këtu të qetë së bashku me bacën Adem prej të cilit ata u inspiruan shumë për shkak se ishte vërtetë i pathyeshëm. Ashtu si për ta qëndresa e paepur e Adem Demaçit ishte frymëzim, për brezin tonë dhe gjithë politikanët tjerë që kanë ardhur pastaj vepra e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut e gjithë dëshmorëve të tjerë do të jetë frymëzim edhe për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë”, u shpreh Konjufca.  /GazetaSinjali/