image Kurti për kthimin e serbëve: Atij që e hodhi uniformën e Policisë së Kosovës, s’i them kthehu

Politikë

Kurti për kthimin e serbëve: Atij që e hodhi uniformën e Policisë së Kosovës, s’i them kthehu

news image

Kurti në konferencën për media ka thënë se nuk ka bërë thirrje për kthim të serbëve në institucionet e Kosovës, mirëpo shton se ka bërë thirrje për aplikim të të gjithë të interesuarve.

“Unë nuk kam bërë thirrje për kthim të serbëve në institucione, por kam bërë thirrje disa herë për aplikim të të gjithe të intersuarve, jo veç në politikë, por edhe në polici, shëndetësia, arsim. Të gjithë serbët e kanë këtë të drejtë”, tha ai.

“Atij që e hodhi uniformën e policisë së Kosovës, nuk i them dot kthehu, ose  atij që mori medalje në Beograd pas dorëheqjes, mirëpo  të tjerët që janë të interesuar, pa dyshim që mirëpresim aplikimet e tyre. Sipas informatave që kam nga MPB, aplikimi i serbëve në këtë kohë po rritet interesimi madje edhe konvertimi i targave”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/