image Kurti për CNN: Veprimet e Putinit janë definitivisht krime lufte, Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja

Politikë

Kurti për CNN: Veprimet e Putinit janë definitivisht krime lufte, Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një intervistë për CNN ka folur për veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë, të cilat i ka quajtur definitivisht krime të luftës.

“Krimet e tij të tmerrshme që të gjithë po i shohim duke ndodhur në Ukrainën Lindore janë definitivisht krime të luftës dhe u mbetet hetuesve që t’i vërtetojë këto krime kundër njerëzimit dhe këtë gjenocid”, ka thënë Kurti për CNN.

Kurti e ritheksoi përkrahjen e Kosovës për Ukrainën, dhe shtoi se ky shtet duhet të pranojë më shumë ndihmë nga NATO-ja.

“Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja dhe që nga fillimi e kemi përkrahur përpjekjen e Ukrainës”, tha ai.

/GazetaSinjali/