Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe njëkohësisht kandidati për kryeminstër nga kjo parti politike ka akuzuar PDK-në dhe AAK-për zhvatje të buxhetit të shtetit.
Ai ka thënë se këto dy parti politike kanë funksionuar për zhvatje sikurse vaji.
“PDK dhe AAK për ta zhvatur buxhetin e shtetit kanë funksionuar si vaji”, ka deklaruar ai në T7.
Më tutje ai ka thënë se Kosova duhet të merr shembull nga shtetet që kanë kaluar nëpër vetting.
“Krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen menjëherë, duhet vettingu”, ka thënë Kurti.
“Vendet e vetme që po kalojnë nëpër vetting për momentin janë Ukraina, Kenia dhe Shqipëria, prej atyre do marrim shembull se si kanë kaluar nëpër këtë proces shumë të ndjeshëm. Duhet ta reformojmë sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/