image Kurti pas takimit me Macronin: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme
[wp-story id="814678"]

Politikë

Kurti pas takimit me Macronin: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot në Pallatin Elysee në Paris, bashkë me presidenten Vjosa Osmani e kanë takuar presidentin francez, Emmanuel Macron me të të cilin kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve me Francën, dialogun me Serbinë dhe zhvillimet e fundit në vend.

Kurti tha se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për të vazhduar diskutimet, megjithatë shton se Kosova veçse e ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë.

Postimi i plotë:

Në Pallatin Élysee u pritëm nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron.

Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

/GazetaSinjali/