image Kurti pas rritjes së pensioneve për 10 euro: Duam të ndihmojmë shtresat që kanë më së shumti nevojë

Politikë

Kurti pas rritjes së pensioneve për 10 euro: Duam të ndihmojmë shtresat që kanë më së shumti nevojë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritje e pensioneve për 10 euro, është bërë në mënyrë që të mos ketë asnjë të tillë nën 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti thotë se “jemi larg mirëqenies që duam”, por me këtë rritje të ekonomisë, thotë se duan të ndihmojnë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë.

I pari i ekzekutivit njofton se sivjet, Qeveria e tij po planifikon të fillojë reformën e sistemit pensional.

“Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./GazetaSinjali/