image Kurti pas rezolutës së Kuvendit: Praktikat e dëmshme ndryshohen, ligji do të respektohet

Politikë

Kurti pas rezolutës së Kuvendit: Praktikat e dëmshme ndryshohen, ligji do të respektohet

news image

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan për miratimin e rezolutës së përbashkët kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është qëndrim parimor dhe se nuk i shkelin parimet e tyre.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët. Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona”, ka shkruar ai.

Kjo është rezoluta që u miratua:

/GazetaSinjali/