image Kurti: Pas 7 vitesh po ia rikthejmë Trepçës atë që padrejtësisht i është privuar

Politikë

Kurti: Pas 7 vitesh po ia rikthejmë Trepçës atë që padrejtësisht i është privuar

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në këtë ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë, ku tha se terminali është rikthyer aty ku e ka vendin dhe duke theksuar se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë.

Është një e arritur që na ndihmon të gjithëve edhe shtetin e Kosovën e Trepçën edhe doganat, por në veçanti ndihmon të bërit biznes. Për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë e më mirë edhe për të mirën e tyre, por edhe të qytetarëve të vendit. Nga viti 2003 deri në 2014, terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, pas shtatë vitesh Trepçës po i rikthehet ajo që “padrejtësisht i është privuar dhe po korrigjohet një dëm i bërë shtatë vite më para”.

Padrejtësisht e çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës. Me këtë rast, çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur Trepça dhe ka fituar një privat. Shtatë vjet më vonë, ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës dhe po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar dhe po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vitesh”, theksoi tutje ai.

Sipas tij, asokohe 24 punëtorë kanë punuar në terminalin doganor dhe ata automatikisht patën ngelur pa punë atëherë kur e patën nxjerrë jashtë kësaj hapësire terminalin doganor./Gazeta Sinjali/