image Kurti paralajmëron se do ta çojë Thaçin në Gjykatë Kushtetuese

Kosovë

Paralajmërim/ Kurti paralajmëron se do ta çojë Thaçin në Gjykatë Kushtetuese

news image

Një krizë tjetër politike duket se është në ardhje. Për të ka paralajmëruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se njëherë nuk do t’i kthejë përgjigje presidentit Hashim Thaçi lidhur me mandatarin e ri. Sipas tij, rruga që ka zgjedhur presidenti të veprojë pas rrëzimit të qeverisë do t’i sjellë punë Gjykatës Kushtetuese këtë pranverë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk do mend që Gjykata Kushtetuese do të ketë punë këtë pranverë”, ka paralajmëruar Kurti.

Si duket, veprimin e radhës të presidentit, Kurti do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, në përpjekje për ta parandaluar një qeveri pa zgjedhje – tashmë të paralajmëruar – me LDK-në, AAK-në, Nismën dhe minoritetet. /Gazeta Sinjali/