Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe sot tek memoriali i Zahir Pajazitit në Prishtinë në nder të 24 vjetorit të vdekjes së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti përkujtoi edhe bashkëluftëtarët e Pajazitit, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën që sipas tij ishin kushtrimi çlirimtar i luftëtarëve të paepur.
“Serbia vendoste prita vrastare, mirëpo UÇK-ja bëhej e pandalshme. E në të njëjtën ditë, me 31 janar, por edhe shtatë vjet më herët sesa rënia heroike e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, pra në vitin 1990, në Gjakovë, sërish policia serbe, vrau në demonstratën për liri dhe republikë Fatmir Kërleshin dhe Xhevat Hoxhën. Lagja “Gecë” ku ranë këta dy dëshmorë sot quhet Parku i Lirisë”, shkroi ndër të tjera Kurti në Facebook./Gazeta Sinjali/