Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas rezultateve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ku u konfirmuan 87 persona të shëruar dhe vetëm 1 pozitiv me koronavirus.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se kjo u arrit pa gjendje të jashtëzakonshme por vetëm me punë dhë përgjegjësi.
“Pa gjendje të jashtëzakonshme por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë, sonte nga 220 teste për virusin Corona, 87 rezultojnë të shëruar e vetëm 1 pozitiv”, ka shkruar Kurti.
Presidenti, Hashim Thaçi kishte propozuar një dekret që ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, disa ditë pas shënimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/