image Kurti: Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje

Kurti: Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje

news image

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pas tubimit që pati sot në Prizren ka thënë se të dielen ndahet “shapi prej sheqerit”.

“Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Përmes një statusi në Facebook, Kurti edhe një herë ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj. Me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit”, ka shkruar ai tutje.

/GazetaSinjali/