image Kurti nuk beson që do ta shkarkojë ndonjë ministër, beson në partneritet me LDK-në

Kosovë

Konferenca/ Kurti nuk beson që do ta shkarkojë ndonjë ministër, beson në partneritet me LDK-në

news image

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë pas takimit me shefen e BE-së, Natalya Apostolova, tha se nuk beson që do të ketë ndonjë shkarkim të ministrave në qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Në pyetjen se a do të marrë leje nga partneri bashkëqeverisës për ndonjë shkarkim të ministrave, Kurti u përgjigj se ai beson që nuk do të ketë shkarkime, por bashkëpunime dhe qeverisje të mirë me partnerin bashkëqeverisës.

‘’Nuk dua të mendoj se si do të kemi ministra që duhet shkarkuar, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nuk do të ketë ministra LVV, LDK, LDS e LS, do të jenë të gjithë ministra të Republikës së Kosovës dhe me programin tonë qeverisës, nuk besoj që do të ndodhemi para sfidave të tilla’’, ka përfunduar Kurti.

Kurti gjithashtu tha se për programin qeverisës do të ketë ekip prej 18 vetash, të cilët do të punojnë, ku 15 prej tyre do të jenë ministra, 2 zëvendësministra dhe vet ai si kryeministër./ Gazeta Sinjali/