image Kurti ngushëllon familjen nga Shtimja që i vdiqën katër familjarë në aksident

Sociale

Kurti ngushëllon familjen nga Shtimja që i vdiqën katër familjarë në aksident

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes Ramadani nga Shtimja, e cila humbi katër anëtarë në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare, shkruan Gazeta Sinjali.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe”, ka shkruar Kurti.

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

E nderuara familje Ramadani,                  

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të katër familjarëve Tuaj në aksidentin tragjik.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe.

Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këtë ditë zie e pikëllimi.  

Me nderime,

Albin Kurti

Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës /Gazeta Sinjali/