image Kurti nga FSK-ja: Mbrojtja e territorit është interes vital

Politikë

Kurti nga FSK-ja: Mbrojtja e territorit është interes vital

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të 55 automjeteve ushtarake të dhuruara nga SHBA-ja ka thënë se pavarësisht gjendjes së rënduar me pandeminë, Kosova vazhdon të punojë me aleatët e saj, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje ai ka përmendur edhe ardhjen e afganëve në Kosovë si dhe mbështetjen e vendeve të rajonit kur këto të fundit po ballafaqohen me fatkeqësi natyrore.

“Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punoj bashkë me aleatët dhe partnerët  për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështet ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme, dhe vendet e rajonit me fatkeqësisht natyrore. Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë tonë, rol të rëndësishëm luan partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.

Ai shtoi se mbështetja me automjete të blinduara nga SHBA-të është vetëm njëra nga shumë fusha ku SHBA-të po kontribuojnë për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe popullit tonë.

“Në emër të qeverisë i shpreh falënderime dhe u jemi mirënjohës ShBA për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtës së vendit tonë.”

“Qeveria e Kosovës mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e republikës e sheh si interes vital shtetëror, dhe në këtë aspekt përkrahjen e FSK e trajton me prioritet të veçantë. FSK ka dëshmuar se i ka më të mëdha aftësitë sesa mundësitë”, tha Kurti. /Gazeta Sinjali/